
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të sjellin rrebeshe afatshkurtër shiu si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në pjesën perëndimore dhe atë veriore të vendit. Jashtëzakonisht nxehtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi 10-40 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje sërish, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.
VINI RE! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore! /MeteoKosova/