
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë pasditës.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/