BallinaKosovë

Viti 2025 nis me diell dhe temperatura deri në 13°C. Megjithatë, në fundjavë priten reshje lokale shiu dhe bore

Vendi ynë në ditët e fundit të këtij viti si dhe në ditët e para të vitit 2025, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Si rrjedhojë, nga dita e hënë e deri të enjten, moti do të karakterizohet kryesisht me diell gjatë ditës, mirëpo në orët e mëngjesit mund të paraqiten kushte për mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Nga dita e premte apo të shtunën (varësisht nga lëvizje e masave), parashihet të depërtojnë masa të ftohta nga veriu i kontinentit , duke sjellë ulje të temperaturave dhe fillimisht me reshje lokale shiu, të cilat më pas pritet të shndërrohen në reshje bore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe përgjatë javës do të jetë kryesisht e lehtë. Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës, ajo pritet të intensifikohet, herë pas here duke u bërë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 12°C. Vlerat maksimale pothuajse do të mbesin konstante, me ndonjë një ndryshim fare të lehtë gjatë javës, ndërsa në fundjavë pësojnë ulje. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!