Ndonëse kemi hyrë në Tetor, e moti po vazhdon të mbizotërojë pa ndryshime të qenësishme.
Gjatë kësaj jave mëngjeset do të mbesin kryesisht të freskëta, ndërsa ditët relavisht të ngrohta. Dita më e ngrohtë e javës parashihet të jetë ajo e Mërkurë.
Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Në pjesën e dytë të javës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu, konkretisht në zonat malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe me shpejtësi mesatare gjatë javës, ndërsa sot pritet kohë pas kohe të jetë e fortë, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 28°C. /MeteoKosova/