BallinaKosovë

Vazhdon moti i ngrohtë, temperaturat deri në 19°C gjatë kësaj jave. Nga dita e enjte reshje lokale shiu

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, duke sjellur temperatura të larta për këtë periudhë kohore.

Nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa nga dita e enjte e në fundjavë priten reshje lokale shiu. Nga këto ditë, dita e premte parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me një ulje të lehtë e të përkohshme të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 19°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!