BallinaBotë

Uragani Mesdhetar (Medicane) “Avgi” pritet të godet Greqinë, Qipron dhe Libanin në 48 orët e ardhshme

Stuhia “Avgi” ka goditur Greqinë që nga e diela, me reshje të dendura bore dhe ulje të ndjeshme të temperaturave që pritet të zgjasë deri të mërkurën.

Presioni i lartë në Ballkanin veriperëndimor i kombinuar me presionin e ulët në Mesdheun lindor shkakton erëra të forta me një rënie të mëtejshme të temperaturës gjatë dy ditëve të ardhshme dhe reshje të dendura shiu lokalisht në pjesët më jugore. Reshje bore do të ketë nga Thesali dhe më në jug në zonat malore, madje edhe në zonat me lartësi më të ulët.

Stuhia në zhvillim në Mesdheun lindor do të sjellë erëra të forta mbi 100 km/h të mërkurën në brigjet e Egjeut të Greqisë dhe reshje të fuqishme shiu në pjesë të Qipros, Kretës dhe Libanit deri në 150 mm, e në zona të veçanta edhe deri në 200 mm.

Nga kjo stuhi, ndonëse me intensitet më të ulët, pritet të preket edhe pjesa bregdetare e Izraelit (nga zona veriore deri tek ajo qëndore në Tel Aviv). /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!