BallinaKosovë

Mëngjeset me acar, ditët relativisht të ngrohta, ja si parashikohet kjo javë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmoferike.

Nën këto kushte, vetëm dita e sotme po mbanë me mot kryesisht të vranët, ku gjatë orëve të hershme të mëngjesit kishte edhe reshje të pakta bore me karakter lokal.

Nga dita e martë e deri të dielën, me përjashtim të ditës së premte, parashikohet mot me diell dhe me ngritje graduale të temperaturave në vlerat maksimale, ndërsa ato minimale parashihet të jenë mjaft të ulëta.

Pra, mëngjeset do të jenë me acar, ndërsa ditët do të jetë relativisht të ngrohta, sidomos në pjesën e dytë të javës. Në ato zona ku mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta, temperaturat do të mbesin pak a shumë konstante apo me një ngritje më të lehtë gjatë ditës, varësisht nga koha e tërheqjes së tyre.

Të premten, pritet depërtimi i përkohshëm i masave të ftohta, duke sjellur shtim të vranësirave dhe reshje të pakta lokale shiu ose bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi të lehtë dhe mesatare gjatë javës, ndërsa të premten pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje nga dita në ditë në vlerat maksimale, me përjashtim të ditës së premte. Minimalet do të lëvizin prej -8 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 14°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!