BallinaKosovë

Ulje e përkohshme e temperaturave dhe reshje shiu, ja si parashikohet kjo javë

Kjo javë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me përjashtim të ditës së martë.

Nën këto kushte, dita e sotme ka nisur me diell dhe vranësira, përderisa nëpër lugina dhe ultësira kishte edhe mjegull.

Në orët vijuese të pasditës dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje lokale shiu, të të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të martën reshjet e shiut do të intensifikohen në shkallë vendi dhe do të ketë ulje të temperaturave me maksimale rreth 10°C, kjo si pasojë e masave të ftohta që vijnë nga veriu i kontinentit.

Reshjet do të intensifikohen që nga orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin, me intensitet të lehtë dhe mesatar, të cilat parashihet të ndërpriten rreth mesditës. Gjatë orëve të pasditës pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, ku temperaturat do të hyjnë në vlera negative, duke zbritur deri në -4°C. Gjatë ditës ngritje e temperaturave, kryesisht të përafërta me ato të martës.

Edhe të enjten mëngjesi parashikohet të jetë i ftohtë, përderisa dita do të karakterizohet me diell e vranësira, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme.

Dita e premte parashikohet me diell dhe vranësira, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.

Sa i përket fundjavës, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira dhe relativisht i ngrohtë.

Sipas parashikimeve të fundit në mbrëmjen e së dielës apo të hënën mund të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje në të gjithë vendin.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 19°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!