BallinaKosovë

Të Mërkurën përkeqësim i motit dhe erëra mjaft të fuqishme, parashihen dëme materiale (Harta)

Edhe dita e sotme po karakterizohet kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht e nxehtë, duke arritur kulminacionin, me temperatura maksimale deri në 39 apo 40°C.

Pra, do të jetë dita më e nxehtë deri më tani për këtë vit. Kjo si pasojë e fuqizimit të masave të nxehta afrikane përpara ardhjes së frontit të ftohtë pasditën e së Mërkurës. Lokalisht ka edhe erëra të fuqishme.

Të Mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira me mundësi për ndonjë reshje të izoluar në orët e mëngjesit, përderisa në pjesën më të madhe të ditës pritet të ketë erëra mjaft të fuqishme me drejtim nga perëndimi dhe jugperëndimi, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 80 km/h! Si pasojë e intensitetit të vazhdueshëm të erës, parashihet të ketë edhe dëme materiale në zona të caktuara.

Në hartë janë paraqitur vlerat e shpejtësisë së erës në km/h. Nga këto erëra mjaft të fuqishme parashihet të kursehet kryesisht pjesa perëndimore dhe ajo veriperëndimore. Shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 80 km/h, ndërsa në zona të veçanta apo në zonat me ngjyrë të kuqe më të errët parashihet edhe deri në 85 km/h!

Gjatë depërtimit të frontit në orët e pasditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë, freskia do të vjen për të gjithë vendin, veçmas nga dita e Enjte, kur temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me maksimale prej 20 deri në 25°C. Moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira.

Nga dita e Premte rikthehet moti me diell si dhe ngritja graduale e temperaturave. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!