BallinaKosovë

Stuhitë zbuten, por moti jo: Kjo javë sjell kushte më të qeta, ndërsa rrebeshet lokale dhe shkarkesat elektrike nuk do të mungojnë

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku në aspektin e stuhive apo shtrëngatave, ato do të jenë më të lehta dhe më të izoluara sesa gjatë javës së kaluar.

Dita e martë po karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa kryesisht gjatë orëve të pasdites pritet lokalisht të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira, si dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave. Gjatë orëve të pasdites pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, për t’u pasuar nga një front i ftohtë në orët e mbrëmjes, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Të enjten, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet të arrijë një tjetër sistem kalimtar me rrebeshe lokale e shkarkesa rrufesh, ndërsa dita do të jetë më e freskët, e karakterizuar me diell dhe vranësira.

Të premten dhe të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell dhe me ngritje graduale të temperaturave.

Të dielën do të depërtojnë sërish masa më të ftohta, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. Vlerat më të ulëta pritet të regjistrohen të enjten, ndërsa më të larta të shtunën. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!