BallinaKosovë

Stuhitë e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në vend, era arriti deri në 88 km/h – ja pse ndodhi dhe a do të ketë sërish stuhi sot?

Stuhitë e fuqishme të erës që përfshinë gjatë natës pjesën më të madhe të vendit, shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.

Kjo situatë meteorologjike u kushtëzua nga kalimi i një sistemi të fuqishëm ciklonik, me presion minimal atmosferik prej 989 hPa, i cili u zhvendos nga Italia Veriore drejt Kroacisë dhe më pas në zonën ndërmjet veriut të Serbisë dhe Hungarisë. Pikërisht në këtë fazë të zhvendosjes së tij, sistemi arriti kulmin e ndikimit edhe në rajonin tonë, duke sjellë erëra shumë të fuqishme.

Shpejtësia e erës ka arritur deri në 88 km/h, sipas parashikimeve meteorologjike dhe matjeve të deritanishme, disa prej të cilave ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, në Stacionin Personal Meteorologjik (PWS) në Gjilan, era arriti shpejtësinë maksimale prej 69 km/h në orën 23:31 të datës 19.11.2026, pra para mesnatës.

Pas mesnatës, konkretisht në orën 00:13 të datës 20.11.2026, u regjistrua një tjetër vlerë e lartë, prej 68 km/h.

Këto matje dëshmojnë për intensitetin e lartë të erërave që përfshinë rajonin gjatë natës.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në jug të vendit. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave, ndërsa gradualisht do të afrohet një sistem i fuqishëm nga perëndimi, kryesisht rreth mesnatës ose pas saj.

Gjatë ditës, era pritet të fuqizohet sërish, duke arritur herë pas here intensitet shumë të fortë, me shpejtësi prej 20–56 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!