BallinaKuriozitete

Spektakël në qiell: Shtrirja epike e 5 planetëve, hëna rreshtohet mes tyre

Kjo paradë e rrallë planetare nuk është parë që nga viti 2004 dhe nuk do të ndodhë më kështu deri në vitin 2040.

Mërkuri, Venera, Marsi, Jupiteri dhe Saturni janë rreshtuar në qiellin e hershëm të mëngjesit, një procesion planetar që mund të shihet mbi horizontin lindor çdo mëngjes deri në fund të Qershorit. Kjo ngjarje afatgjatë do t’u japë njerëzve që zgjohen herët shumë mundësi për të shijuar pamjet e kuintetit planetar.

Nuk ka nevojë për ndonjë teleskop për të parë grupimin unik të planetëve të këtij muaji, por gjithsesi mund të jetë e vështirë të dallohen të gjithë, edhe nëse kushtet e motit janë perfekt.

Parada e planetëve do të shihet më së miri rreth 45-60 minuta para lindjes së diellit në mëngjeset pa varanësira deri në fund të muajit. Meqenëse Qershori përmban disa nga lindjet më të hershme të diellit të të gjithë vitit, kjo përkthehet në daljen jashtë para orës 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale, për të parë drejt qiellit.

Shtrirja epike e planeteve më 24 Qershor, një orë para lindjes së diellit (04:57), pra rreth orës 04:00.

Mërkuri është më i pakapshëm nga planetët që mund të shihet me sy të lirë për shkak të afërsisë së tij me diellin. Planeti i vogël do të mbetet shumë i ulët në horizont, kështu që për ta parë atë kërkon një pamje të papenguar të horizontit lindor pasi të gjitha pemët, ndërtesat dhe malet mund ta pengojnë.

Venera do të jetë një udhëzues për të dalluar Mërkurin, duke shkëlqyer më shumë dhe duke u shfaqur pak sipër dhe në të djathtë të planetit më të afërt me diellin. Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të jenë shumë më të lehta për t’u gjetur pasi do të jenë më lart në qiell.

Edhe pse pesë planetët do të shfaqen në një vijë të drejtë në të gjithë qiellin, kështu duken ata nga këndvështrimi i Tokës. Në realitet, planetët janë të shpërndarë larg njëri-tjetrit në të gjithë sistemin diellor.

Gjysmëhëna do të jetë në përputhje të përkryer me planetët para se të zbardhet dita të Premten, 24 Qershor, duke ndriçuar drejtpërdrejt midis Marsit dhe Venerës. Me hënën në rresht, fotografët mund ta shohin 24 Qershorin si mëngjesin më të mirë për të kapur imazhe të objekteve qiellore.

Sipas parashikimeve të fundit, mëngjesi i hershëm i së Premtes mund të jetë me vranësira të shpeshta e rrebeshe lokale shiu, duke pamundësuar këtë spektakël. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!