BallinaKuriozitete

Sonte spektakël, Superhëna e parë e vitit 2022 do të ndriçojë qiellin

Superhëna që do të lindë sonte do të jetë e para e këtij viti. Superhëna e dytë do të ndriçoj të Mërkurën, më 13 Korrik.

Hëna lëviz rreth Tokës në një orbitë të zgjatur, në formën e një elipse, duke bërë një rrotullim në muaj. Prandaj, një herë në muaj i afrohet planetit tonë dhe kalon pikën perigje, dhe një herë në muaj largohet nga Toka, duke kaluar kështu pikën apogje.

Një Superhënë ndodh kur ka një hënë të plotë në të njëjtën kohë kur hëna është afër pikës perigje, duke bërë që ajo të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se hënat e tjera të plota gjatë gjithë vitit. Anasjelltas, një hënë e plotë që ndodh afër pikës apogje duket pak më e vogël dhe quhet Mikrohënë.

Tërheqja gravitacionale e një superhëne gjithashtu mund të shkaktojë që baticat të jenë më të larta se normalja, gjë që mund të përforcojë përmbytjet bregdetare. Kjo mund të përkeqësohet nëse ka një stuhi tropikale ose uragan që shpërthen pranë bregut në ditët që rrethojnë një superhënë. /MeteoKosova/

Hëna sonte do të lindë në orën 20:41 në drejtimin juglindor, andaj bëhuni gati t’i shkrepni disa foto të bukura të Superhënës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!