BallinaKosovë

S’ka përmirësim të motit as në këtë javë, rikthehen reshjet e shiut dhe ulja graduale e temperaturave

Vendi ynë gjatë 2-3 ditëve të fundit ka filluar të dominohet nga masa më të ngrohta ajrore, të cilat sollën mot kryesisht me diell dhe temperatura më të larta, duke arritur deri në 25 apo 26°C.

Duke filluar gradualisht nga dita e martë, pritet vranësira më të shtuara gjatë ditës, përderisa mund të ketë edhe ndonjë reshje të dobët shiu.

Ndryshimi më i ndjeshëm pritet nga dita e mërkurë, gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, ndërsa në mbrëmje priten zhvillime të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Të enjten moti pritet të karakterizohet me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku priten reshje lokale shiu, në zona të caktuara në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Të premten dhe të shtunën parashikohet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, me ç’rast pritet edhe ulje e theksueshme e temperaturave, rreth 15 gradë Celsius apo edhe më pak.

E diela parashikohet me diell dhe vranësira, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat shënojnë ngritje të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!