BallinaBotëKosovë

Po ndodh “Ngrohja e Papritur e Stratosferës”, së shpejti mund të presim një goditje të fortë dimërore

Së fundi është vërejtur “Ngrohja e Papritur e Stratosferës”, e cila së shpejti gjatë Janarit mund të sjellë ndryshim drastik në kushtet e motit apo thënë më mirë ndonjë goditje të fortë polare, së pari në SHBA e pastaj edhe në Evropë.

Se si do të evoluojë situata i’u informojmë në postimet tona të radhës gjatë javës së ardhshme.

Çfarë është një “Ngrohje e Papritur e Stratosferës” (Sudden stratospheric warming – SSW)?

Vitet e fundit, disa ngjarje ekstreme të ftohta janë lidhur të gjitha me efektet sipërfaqësore të ngrohjeve të papritura stratosferike, si ato në 2009-10, 2013 dhe ‘bisha nga lindja’ në 2018.

Shtrohet pyetja pse quhet ngrohje atëherë, nëse çon në kushte të ftohta të motit?

Termi ngrohje e papritur e stratosferës i referohet asaj që vërehet në stratosferë: – një ngrohje e shpejtë (deri në rreth 50°C në vetëm disa ditë), midis 10 km dhe 50 km mbi sipërfaqen e tokës. Kjo është aq lart sa nuk e ndiejmë ‘ngrohjen’ e saj.

Megjithatë, zakonisht disa ditë apo javë më vonë, ne mund të fillojmë të shohim efekte goditëse në rrjedhën e rripit të ngushtë të erërave (jet stream), e cila nga ana tjetër ndikon në uljen e motit tonë (në troposferë). Sidoqoftë, ngrohja e papritur e stratosferës nuk ndikon gjithmonë në motin tonë kur ndodh.

Si ndodh një ngrohje e papritur e stratosferës?

Çdo vit në dimër, erërat e forta perëndimore qarkullojnë rreth polit lart në stratosferë. Kjo quhet vorbulla polare stratosferike dhe qarkullon rreth ajrit të ftohtë lart mbi Arktik.

Në vite të caktuara, erërat në vorbullën polare dobësohen përkohësisht, ose madje kthehen mbrapsht për të rrjedhur nga lindja në perëndim. Më pas, ajri i ftohtë zbret shumë shpejt në vorbullën polare dhe kjo bën që temperatura në stratosferë të rritet shumë shpejt, deri në 50°C për vetëm disa ditë; prandaj përdoret termi “ngrohja e papritur e stratosferës”.

Përderisa ajri i ftohtë nga lart në stratosferë shpërndahet, ai mund të ndikojë në formën e rrjedhjes së rripit të ngushtë të erërave (jet stream) ndërsa ajri i ftohtë fundoset nga stratosfera në troposferë (shtresa në të cilën jetojmë).

Është ky ndryshim në rrjedhën e rripit të ngushtë të erërave (jet stream) që shkakton ndryshimin e motit tonë. Për më shumë, ndiqni fotot në vazhdim. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!