BallinaKosovë

Përkeqësimi i motit vjen me pluhurin Saharian, të martën shi me baltë, më pas ndryshim drastik i motit!

Pas temperaturave mjaft të larta dhe të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi, të cilat momentalisht po arrijnë deri në 30°C, nga nesër gradualisht do të ketë përkeqësim të motit, si pasojë e një cikloni që vie drejt nesh nga Afrika Veriore, i cili me vete do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian.

Në këtë mënyrë, gjatë së martës pasdite në zonat lokalisht me të reshura, pritet të bie edhe baltë.

Fatmirësisht, pluhuri Saharian do të largohet menjëherë të mërkurën me ardhjen e frontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur edhe rrebeshe shiu dhe shkarkesa lokale rrufesh.

Njëkohësisht, edhe temperaturat maksimale do të pësojnë ulje drastike, veçmas nga dita e enjte, duke zbritur deri në 10°C apo edhe më pak gjatë fundjavës.

Do të ketë erëra mjaft të forta, fillimisht nga jugperëndimi ndërsa pas ardhjes së frontit do të zhvendohet nga veriu, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Deri atëherë, reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat edhe të enjten parashihet të shoqërohen me ndonjë shkarkesë elektrike, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Në fundjavë ka gjasa që reshjet e borës të zbresin edhe në ultësira. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!