
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar përreth zonave malore.
Nxehtësia ekstreme mund të jetë e rrezikshme për aktivitetet në ambiente të jashtme.
Era do të fryjë nga jugperëndimi e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /MeteoKosova/