
Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell, me mundësi që në orët e mëngjesit të ketë mjegull në ultësira. Vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale të cilat do të luhaten prej 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 21°C. /MeteoKosova/