BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09.09.2026

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave lokalisht, të cilat më vonë do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa në zonat ka zhvillimi pritet të ketë fuqizim të përkohshëm, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!