
Për të Martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu me shpejtësi prej 9-30 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. /MeteoKosova/