
Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, me mundësi që të ketë mjegull kalimtare në orët e mëngjesit në ultësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten vranësira të pjesshme.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga kuadrati i jugperëndimit, me shpejtësi prej 8-25 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale të cilat do të luhaten prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C. /MeteoKosova/