
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë lokalisht reshje të pakta shiu, sidomos në orët e mbrëmjes. Në orët e mëngjesit mundësi për ndonjë reshje të dobët bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-24 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. /MeteoKosova/