BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të hënën, 22.06.2026

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër me diametër të vogël.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme në ato zona ku ka zhvillime konvektive, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme, të pakten për 10°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!