BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 21.11.2022

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit. Zonat të cilat janë vërshuar tashmë, pritet gjendje më e rënduar në orët vijuese!

Si pasojë e masave të ftohta që pritet të depërtojnë nga veriu i kontinentit, reshjet e shiut ka mundësi të përzihen apo shndërrohen edhe në ato të borës në ultësira, veçanërisht në veri dhe verilindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Podujevës. Në zonat më të larta malore priten reshje të dendura bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!