Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-36 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /MeteoKosova/