BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Enjten, 15.06.2023

Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe me reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës, ku lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Reshjet do të fillojnë në orët e mëngjesit, ndërsa në orët e pasditës pritet të jenë lokalisht intensive, të cilat pritet të sjellin edhe vërshime.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!