BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të dielën, 26.11.2023

Reshjet e borës parashikohet të mbesin të pranishme lokalisht edhe gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së diel.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje kalimtare bore, kryesisht në sasi të pakta. Do të jetë mjaft ftohtë.

Në orët e mbrëmjes priten kthjellime të pjesshme, duke i’u mundësuar masave të ftohta me origjinë polare të depërtojnë më lehtë mbi vendin tonë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C. Përgjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, deri në -8°C lokalisht, varësisht nga kthjellimet. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!