BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 23.07.2023

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Si pasojë e nxehtësisë, këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë fillimisht drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë pasdites pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80 km/h! Parashihen edhe dëme materiale.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 36°C. Gjatë kohës me të reshura apo kalimit të frontit, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme. Më pak i ndikuar nga ky front do të jetë kryesisht pjesa jugore dhe jugperëndimore. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!