“Ngrohja e Papritur e Stratosferës” siç duket më në fund po jep ndikimin e saj, duke bërë që Prilli të jetë dukshëm nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.
Kështu, java e parë e Prillit, pra, të Hënën, një ciklon i fuqishëm nga perëndimi i kontinentit do të lëvizë drejt detit Mesdhe përmes Italisë, duke vazhduar pastaj drejt Greqisë dhe Shqipërisë, e më pas do të përfshijë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Fillimisht reshjet do të jenë në formë të shiut, lokalisht intensive, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, të cilat mund të përcillen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.
Në ndërkohë me ardhjen e masave të ftohta me origjinë polare, sidomos vonë në mbrëmje ose të Martën, pritet e gjitha të shndërrohet në borë, të cilat lokalisht do të jenë të dendura, duke krijuar edhe shtresa. Në zonat e thella malore pritet deri në gjysmë metër borë e re.
Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku të Martën maksimalet do të zbresin rreth vlerës 0°C.
Nga dita e Mërkurë pritet gradualisht të ketë ngritje të temperaturave në vlerat maksimale, përderisa ato minimale do të mbesin të ulëta, sidomos në pjesën e dytë të javës, të cilat mund të ulen deri në -8°C.
Moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe me reshje lokale shiu e bore.
Për më shumë detaje ju ftojmë të na ndiqni me postimet tona të radhës në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës! /MeteoKosova/