BallinaKosovë

KUJDES! Kosova nuk gjen qetësi, vazhdojnë stuhitë e fuqishme në vend

Ashtu edhe siç lajmëruam të parët për stuhinë e fuqishme që përfshiu mbrëmë pjesë të ndryshme të Kosovës, ato të do të vazhdojnë të pranishme edhe sot lokalisht si dhe në ditët vijuese në intervale të ndryshme kohore, por më së shpeshti gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Kjo gjendje parashihet të vazhdojë të pakten deri të Dielën, e nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe do të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh!

Nga trajektorja e stuhisë, parashihet që gjatë kësaj periudhe kohore deri në fundjavë, të preken thuajse të gjitha vendet të cilët po vuajnë nga temperaturat e larta dhe nga thatësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, më dominues nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h, duke shkaktuar edhe dëme materiale!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 34°C.

Gjatë kushteve me stuhi, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, duke sjellur edhe lehtësim nga të nxehtit.

Për detaje të tjera, vazhdoni t’i ndiqni postimet tona të përditshme. Saktësia ka vetëm një emër, “Meteo Kosova”.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!