BallinaKosovë

Kthesa e motit/ Ulje e temperaturave dhe reshje shiu, ja si parashikohet kjo javë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve. Në zonat malore priten reshje bore.

Gjatë pjesës së dytë të javës pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, duke sjellur edhe ulje të temperaturave, kryesisht të enjten dhe të premten, më pas pritet sërish ngritje e tyre. Po ashtu, reshje më të pakta apo të izoluara do të jenë nga dita e premte e në fundjavë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 16°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!