BallinaKosovë

Java nisë me përmbytje të reja, më pas arrijnë reshjet e borës në të gjithë Kosovën

Javën e kaluar vendi ynë u përfshi nga reshje të shumta të shiut, të cilat sollën edhe përmbytje masive. Vendet që më së shumti e pësuan ishte ajo e Skenderajit dhe e Mitrovicës.

Edhe kjo javë do të nisë nga një qendër me presion të ulët atmosferik, e cila do të sjellë valë të re me të reshura.

Pra, dita e sotme do të ndikohet nga moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve të vazhueshme, të cilat do të sjellin përmbytje të reja lokale, sidomos në ato zona të përmbytura tashmë. Në zonat malore priten reshje të dendura bore.

Meqenesë masat e ngrohta janë të pranishme, temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore.

Reshjet do të vazhdojnë edhe të Martën, më intensive deri në pjesën e parë të ditës, më pas pasdite do të mbesin të izoluara në zona të caktuara. Po ashtu, rreth mesnatës, reshjet e shiut mund të përzihen edhe me ato të borës. Temperaturat do të pësojnë ulje.

Të Mërkurën dhe të Enjten, pritet gradualisht të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin reshje të pakta lokale shiu e bore, më të përqëndruara të Enjten.

Të Premten, do të jemi nën ndikimin e masave të ftohta me origjinë polare, të cilat do të sjellin reshje bore në gjithë territorin e Kosovës, ndonëse në sasi të pakta.

Edhe fundjava do të mbetet nën ndikimin e këtyre masave, me ç’rast do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe në zona të caktuara me reshje të izoluara bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -6 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 11°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!