BallinaKosovë

Java nis me vranësira dhe intervale me diell, nga e premtja intensifikim i reshjeve edhe ulje e temperaturave

Kjo javë do të jetë nën ndikimin e kushteve të ndryshueshme atmosferike.
Si pasojë, deri të enjten moti do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu në disa zona.

Ndërkohë, një ciklon nga Deti Mesdhe do të lëvizë përmes Italisë dhe pritet të arrijë mbi vendin tonë të enjten në mbrëmje. Fillimisht do të ketë shtim të vranësirave dhe ndonjë reshje të izoluar, ndërsa të premten reshjet pritet të përfshijnë territore më të gjera, duke shkaktuar një ulje më të ndjeshme të temperaturave në krahasim me ditët paraprake.

Edhe e shtuna parashihet të jetë me mot të vranët dhe reshje lokale shiu, ndërsa të dielën pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për ndonjë rigë të izoluar.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 15–35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 18°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!