BallinaKosovë

Java me diell dhe vranësira, të mërkurën riga shiu e ulje temperaturash për 10°C, fundjava prapë e ngrohtë

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme, por herë pas here do të ndikohet nga masa ajrore të ndryshueshme.

Si rrjedhojë, dita e hënë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa do të jetë paksa më e freskët. Gjatë pasditës pritet që vranësirat të tërhiqen.

martën parashihet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

mërkurën, masa më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit do të depërtojnë mbi rajonin tonë, duke sjellë shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me të pakten 10°C.

Nga dita e enjte e deri të dielën, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë, veçanërisht nga e premtja.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më së shumti nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15–45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 33°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!