BallinaKosovë

E hëna nisi me diell dhe temperatura të larta, por moti i paqëndrueshëm zë vend edhe në këtë javë, ja detajet!

Ndonëse tashmë kemi hyrë në muajin Maj, mirëpo moti kryesisht po dominohet nga kushte të paqëndrueshme dhe temperatura më të ulëta për këtë periudhë kohore në të cilën ndodhemi.

Pra, dita e sotme ka nisur kryesisht me diell dhe me temperatura më të larta, të cilat parashihet të arrijnë deri në 26°C. Në orët vijuese parashihen vranësira më të shtuara, sidomos në zonën perëndimore dhe veriperëndimore, duke gjeneruar ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.

Edhe të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në skajet e Kosovës në veriperëndim dhe veri të vendit.

Dita e mërkurë pritet të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa reshjet lokale gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të shpeshtohen në shkallë vendi, ku mund të ketë edhe shkarkesa të pakta rrufesh. Temperaturat do të vazhdojnë të mbesin të larta.

Nga dita e enjte pritet të depërtojë masa më të ftohta nga veriperëndimi, të cilat në kombinim me një sistem të presionit të ulët i cili pritet të kalojë nga Mesdheu përmes Greqisë, pritet të sjellin intensfikim të reshjeve dhe ulje të temperaturave, të cilat pritet të zbresin rreth 15°C gjatë ditës.

Dita e premte do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, me ç’rast priten vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu. Temperaturat mbesin thuajse konstante.

Sa i përket fundjavës, parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, përderisa reshje e pakta lokale mbesin të pranishme. Temperaturat shënojnë rritje, kryesisht të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-53 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 26°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!