BallinaKosovë

E gjithë java nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperatura deri në 28°C. Ja kur pritet përkeqësim i motit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Nën këto kushte moti do të karakterizohet gjatë gjithë javës me diell e vranësira të pakta dhe shumë i ngrohtë.

Sipas parashikimeve të fundit, gjatë javës së ardhshme, konkretisht rreth mesjavës, pritet të depërtojnë masa të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe të reshura.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në mesjavë, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!