BallinaKosovë

Dy goditje polare brenda javës/ Reshje lokale bore dhe temperatura rreth -10°C

Gjatë kësaj jave moti ka nisur nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, të cilat kanë sjellur reshje lokale shiu e bore. Në orët vijuese, sidomos në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve të borës, të cilat në zona të caktuara mund të jenë më intensive, duke krijuar edhe shtresa të pakta.

Dita e martë do të vazhdojë të jetë me mot kryesisht e vranët dhe e ftohtë, ku mund të paraqiten reshje të dobëta bore, kryesisht deri në orët e mëngjesit.

Nga dita e mërkurë pritet gradualisht të zbehen masat e ftohta, përderisa pritet edhe kthjellim i motit, përfshirë edhe diten e enjte. Mëngjeset parashihen të jetë me acar të fortë, ndërsa dita pritet të kalojë në vlera pozitive, sidomos të enjten me rreth 5°C.

Të premten pritet gradualisht goditja e radhës e masave të ftohta polare. Moti do të karakterizohet me vranësira të pjesshme dhe me mundësi për reshje të izoluara bore.

Në fundjavë, konkretisht të shtunën parashihet fuqizim i masave të ftohta, duke bërë që temperaturat të pësojnë ulje të mëtejshme në vlerat minimale, rreth -10°C, ndërsa të dielën gjatë ditës pritet sërish zbehje e tyre, me ç’rast temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 7°C. Vlerat më të larta maksimale pritet të dielën. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!