BallinaBotë

28 Qershori ditë historike në zonën e Mesdheut dhe jo vetëm, Ballkani dhe Italia thyejnë rekordin e të gjitha kohërave

28 qershori ishte një ditë historike në zonën e Mesdheut: si Ballkani ashtu edhe Italia thyen rekordet historike të temperaturave maksimale dhe disa pjesë të Detit Mesdhe arritën temperaturën 28°C, që i bie 5°C më ngrohtë se mesatarja.

Disa lokacione dje të Italisë jugore kaluan 42-43°C.

Kroacia arriti 40°C për herë të parë në Qershor me 40.4°C në Knin, rekordi i vjetër në Osijek ishte i vitit 1908.

Në Podnanos, Slloveni ishte 38.0°C, gjithashtu një rekord i ri kombëtar i Qershorit.

Mostari në Bosnje arriti deri në 41.0°C, duke humbur rekordin kombëtar të Qershorit prej 0.2°C

Dje ishte një ditë historike edhe në Tunizi.

Me një temperaturë prej 48.7°C Tozeur ka vendosur rekordin kombëtar të temperaturës më të lartë në Qershor, i cili është vendosur në të njëjtin vend vitin e kaluar.

Vendi i dytë për Kebilin ishte me temperaturë prej 48.1°C gjithashtu e njëjta vlerë e vendosur në Qershor 2021.

Shumë ngrohtë edhe në Norvegjinë Arktike me 29,9°C në Tromso, rekord i ri i Qershorit dhe vetëm 0,3°C nga rekordi i të gjitha kohërave. Skibotn II regjistroi 31.7°C, 0.6°C nga rekordi i Qershorit të Rajonit Troms/Finmark. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!