BallinaKosovë

“Vera” troket në derë, në ditët vijuese temperaturat deri në 26 apo 27°C

Pas sistemit frontal që solli rrebeshe shiu në orët e para të ditës së enjte, dita vijoi kryesisht me diell me e me erëra të forta, ndërsa temperaturat arritën deri në 20°C në shkallë vendi.

Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, do të fuqizohen edhe më tutje në ditët vijuese, duke bërë që temperaturat të arrijnë prej 24 deri në 27°C në fundjavë dhe të hënën.

Nga dita e martë do të depërtojnë masa më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur përkeqësim të motit si dhe ulje të temperaturave, nën 20°C.

Sa i përket temperaturave në rajon, në Shqipëri parashihet të arrijnë deri në 30°C, në Serbi deri në 31°C, në Maqedoni të Veriut deri në 32°C, ndërsa në Greqi deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!