BallinaKosovë

Vera merr fund: Në fundjavë intensifikim i reshjeve dhe ulje e theksueshme e temperaturave deri në 12°C

Të hënën, më 22 shtator, kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, megjithëse masat e nxehta atmosferike po vazhdojnë të jenë të pranishme, duke sjellë temperatura tipike verore mbi 30°C në nivel vendi.

Këtyre masave të nxehta do t’u vijë fundi të premten, kur pritet depërtimi i masave të ftohta me origjinë nga veriu i kontinentit.

Në këto rrethana, të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa të enjten në zona të caktuara do të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat do të mbeten të larta, me një rënie të lehtë gjatë ditës së enjte.

Nga e premtja pritet shtim i vranësirave dhe herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Rënia e temperaturave do të jetë më e theksuar në fundjavë, duke i dhënë fund të nxehtit rekord që ka përfshirë vendin prej muajsh.

shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje më intensive, duke sjellë ditë tipike vjeshtore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here mund të jetë e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 15 deri 40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të mbeten deri të enjten, me ulje graduale, ndërsa rënia më e ndjeshme do të ndodhë nga e premtja e sidomos gjatë fundjavës. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!