BallinaKosovë

Largohet mjegulla, java parashikohet me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu e bore

Pas një periudhe të gjatë me mot të qetë, që ka favorizuar paraqitjen e mjegullës në pjesën më të madhe të vendit, më në fund parashihen ndryshime, sidomos nga dita e martë.

Edhe dita e hënë ka vijuar me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër lugina dhe ultësira, ndërsa në zonat e larta ka mbizotëruar mot me diell.

Nga dita e martë, pas mëngjesit me mjegull, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave edhe nga shtresat e mesme dhe të larta, të cilat mund të sjellin reshje të pakta lokale shiu, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Edhe të mërkurën do të vijojë mot i vranët, ndërsa lokalisht, kohë pas kohe, priten reshje lokale shiu. Në orët e vona të mbrëmjes, rreth mesnatës, reshjet e borës mund të paraqiten edhe në zonat e ulëta, veçanërisht në verilindje të vendit.

Të enjten do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, me ç’rast reshjet e borës do të shtrihen edhe në zona të tjera të Rrafshit të Kosovës, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe orëve të mëngjesit. Në Rrafshin e Dukagjinit priten reshje kryesisht të shiut.

Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë.

Dita e shtunë pritet të karakterizohet me mot të vranëtorët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell. Të dielën pritet mot me diell dhe vranësira, me tendenca për depërtim të masave më të ngrohta ajrore. Megjithatë, mëngjesi parashihet me acar, ndërsa gjatë ditës pritet rritje e temperaturave deri rreth 10°C.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominues nga veriu, me shpejtësi 10–32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 9°C.
/MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!