BallinaKosovë

Rikthehet vala e të nxehtit, në pjesën e dytë të javës parashihen zhvillime të stuhive

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta Afrikane, duke rikthyer sërish temperaturat e larta.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, megjithatë ekziston mundësia për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara gjatë orëve të pasditës, e sidomos në pjesën e dytë të javës, të cilat lokalisht do të përcillen edhe me rrebeshe shiu e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka stuhi.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!