BallinaKosovë

Reshje shiu dhe ulje e theksueshme e temperaturave, ja çfarë ka rezervuar pjesa e dytë e javës

Kjo javë ka filluar nën ndikimin e masave të ftohta me origjinë nga veriperëndimi i kontinentit, të cilat përpos uljes së theksueshme të temperaturave, ato sollën lokalisht edhe reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit.

Dita po vijon me diell dhe vranësira por e freskët.

Në ndërkohë, një ciklon i cili gjendet mbi Itali, do të depërtojë të martën mbi vendin tonë, duke sjellur mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht intensive.

Reshjet më të pakta do të jenë drejt veriut dhe më intensive drejt jugut, përfshirë edhe zonën juglindore dhe atë lindore. Pra, do të jetë një ditë mjaft e freskët, tipike vjeshte.

Nga dita e mërkurë e deri të premten do të shtrihen gradualisht masat e ngrohta nga Afrika e veriut, me ç’rast moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, mirëpo nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje e dobët kalimtare.

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, duke arritur deri në 27 gradë Celsius të premten.

Edhe fundjava parashihet fillimisht e ngrohtë, mirëpo mund të kemi depërtimi i një sistemi frontal, duke sjellur rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh. Temperaturat pësojnë ulje të dielen.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në fundjavë, me shpejtësi prej 15-80 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 15°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 28°C.

Dita më e ftohtë do të jetë ajo e martë, ndërsa më e ngrohtë ajo e premte dhe e shtune. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!