BallinaKosovë

Përkeqësim i motit nga dita e mërkurë, ja si parashikohet java e fundit e Tetorit

Java e fundit e Tetorit parashikohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Dita e hënë ishte relavisht e ngrohtë, e cila u karakterizua me diell dhe vranësira të pakta.

Edhe dita e martë parashikohet me kushte të ngjashme.

Në ndërkohë, një ciklon nga Italia do të arrijë nga dita e mërkurë mbi vendin tonë, duke sjellur vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Nga dita e enjte e deri në fundjavë parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe priten edhe reshje lokale shiu. Reshjet më të intensifikuara parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanësisht nga dita e mërkurë, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Ndonëse temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë nga dita e mërkurë, megjithatë do të vazhdojnë të mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të lëvizin prej 7 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 25°C.

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!