BallinaKosovë

Pason ndryshimi i motit, rikthehen reshjet e shiut dhe borës këtë javë

Pas temperaturave të larta dhe kushteve të thata që kanë mbetëruar në javët e fundit, ndryshimi i motit po vjen këtë javë.

Pra, vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe të atyre masave më të ftohta ajrore.

Nën këto kushte, dita e Hënë do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me reshje shiu. Fillimisht reshjet do të nisin në perëndim të vendit, më pas në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të shtrihen edhe në zonat tjera të Kosovës.

Të Martën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat gjatë orëve të pasdites, e sidomos në mbrëmje, pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Dita e Mërkurë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, përderisa moti do të dominohet nga vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu e bore, kryesisht në sasi të pakta. Reshjet e borës pritet të jenë më të intensifikuara gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Edhe të Enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me mundësi për reshje të pakta shiu e bore.

Nga dita e Premte dhe në fundjavë, priten intervale më të gjata me diell, përderisa edhe temperaturat do të shënojnë ngritje.

Era do të fryjë drejtimesh, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 13°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!