
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 28°C. /MeteoKosova/