
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, këto të fundit më të pranishme në Rrafshin e Dukagjinit. Në zona të caktuara mund të ketë reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-24 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5°C. /MeteoKosova/