Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos në ato malore.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-54 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C. /MeteoKosova/