
Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.
Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. /MeteoKosova/