BallinaKosovë

Një mëngjes tipik dimëror, ku në Ferizaj temperaturat zbritën sot deri në -12°C. Çfarë na pret në vijim?

Masat e ftohta me origjinë polare që depërtuan në natën mes së premtes dhe të shtunës, duke sjellë reshje bore në të gjithë territorin e Kosovës, ato u fuqizuan tutje si pasojë e kthjellimeve, ku në mëngjesin e sotëm temperaturat zbriten deri në -12°C në Ferizaj.

Vlerat minimale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Drenas u regjistruan me -10°C, në Kamenicë dhe Skenderaj -9°C, në Gjilan dhe Mitrovicë -8°C, ndërsa në Klinë dhe Prishtinë -7°C. Në zonat tjera, temperaturat varionin nga -6°C deri në -4°C.

Dita po vijon me diell, ndërsa temperaturat maksimale po lëvizin prej 1 deri në 5°C.

Në ditët vijuese pritet ngritje graduale e temperaturave në të dyja vlerat ekstremale të ditës, ndërsa moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku nga dita e martë parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu në Rrafshin e Dukagjinit.

Për më shumë detaje, ju ftojmë t’i ndiqni parashikimet e tona të ardhshme me motin javor të hënën /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!